Mbi 33 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në kufirin e gjelbër me Shqipërinë. Droga ishte fshehur në një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar shqiptar. Operacioni policor u zhvillua në Kozani dhe policia gjeti brenda mjetit 3 pako me drogë. Gjithashtu u sekuestruan 2 celularë, 3 karta SIM dhe 20 euro. Prej fillimit të vitit e deri më sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Patra, Kostur, Follorinë, e të tjerë qytete, policia greke ka sekuestruar rreth 11.1 ton marijuanë që ishte futur në vend nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.