Fatmir Xhafaj nuk ka humbur kohë me zëvëndësimin e Haki Çakos. Menjëherë sapo ka larguar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ai ka komanduar në këtë post, Rebani Jaupin, i cili do të drejtojë policinë e shtetit për një periudhë ende të pacaktuar.
Rebani Jaupi i ka ngjitur shkallët e karrierës gjatë kohës kur policia drejtohej nga Tahiri dhe Çako.
Jaupi ka gradën policore “Drejtues i Lartë”, gradë që e ka marrë nga ish Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe më herët në mbledhjet e policisë, Haki Çako e ka vlerësuar Jaupin si “një ndër ekspertët më të mirë të policisë në fushën e krimeve ekonomike e financiare, me një karrierë të pastër e profesionale në Policinë e Shtetit” thuhet në njoftimet për shtyp të Ministrisë së Brendshme.