• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lulzimi dhe fushata me gjyshet “pensioniste”

02/02/2020
Basha ndryshon strategjinë e komunikimit, del me Verën për të blerë domate

Nga Artur Ajazi

Kryetari demokratëve, ka zgjedhur një formë të veçantë për të treguar se, e ka seriozisht aksionin e ri opozitarist, ku krahas betejës me “qeverinë” ka menduar të paraqesë diçka ndryshe në qasjen e tij me shqiptarët.

Ai fare “rastësisht” në turin e tij, arrin të gjejë një ditë një “tregëtar të ndershëm” që paguan taksat dhe nuk i dalin paratë për bukën e gojës, një ditë një “hallexhi” që troket çdo ditë në zyrat e shtetit dhe nuk gjen zgjidhje, dhe së fundi ka gjetur fare rastësisht një “gjyshe pensioniste”, që nuk ka para për të blerë zarzavatet në treg. Madje kryetari Basha , e shoqëron “pensionisten e rastësishme” në tregun e fruta-perimeve dhe konstaton se asaj me pensionin që merr “nuk i dalin paratë për të jetuar”.

Gjithsesi duhet thënë se “rastësia” jo gjithmonë është mbreti i fatit, sepse gjyshja pensioniste ka rezultuar në arkiva mediatike, se ishte një militante e thekur e Partisë Demokratike.

Kjo mjafton për të menduar se, Lulzimin ose e kanë udhëzuar gabimisht, ose ka zgjedhur “rastësinë” për tu treguar paksa europianist, në udhën e tij si politikan.

Duke mos patur mundësi të zgjedhë, mes reales dhe gënjeshtrës, dhe duke mos patur mundësi të konkretizojë atë ç’ka mendon, kryetari Basha shpesh ka gabuar në zgjedhjen e rrugës së duhur për të bërë opozitën.

Dalja kundër çdo nisme ligjore, (siç ishte edhe ajo e kryeministrit Rama për KÇK ) apo reforme në drejtësi, kundërshtimi i çdo projektligji që lidhet me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, distancimi i ish-opozitës së vjetër edhe nga programi i rindërtimit kombëtar, e kanë damkosur Partinë Demokratike si forcë regresive politike.

Të luftosh qeverinë me argumenta, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, por të nisësh betejën kundër saj me gjyshet pensioniste dhe militantë të maskuar si “njerëz të thjeshtë hallexhinj”, kjo duket më tepër si tallje dhe humje kohe.

Në gjithë këto vjet, kryetari Basha ka provuar të sjellë në vëmëndjen e opinionit “fakte dhe akuza” të shumëllojshme që sipas tij “provojnë se kjo qeveri është e kapur”.

Sinqerisht do ti isha bashkuar kryetarit Basha, në qoftëse e vërtetonte se e ka seriozisht misionin e tij opozitarist, se e ka seriozisht betejën e “akuzave dhe denoncimeve” aq më tepër i ka ato reale.

Por përgjatë gjithë këtyre viteve, “faktet dhe akuzat” e Partisë Demokratike, kanë rezultuar boshe dhe të sajuara. Aq më tepër që në proceset gjyqsore, sekretarët e saj nuk kanë arritur ti provojnë ato. E vetmja gjë, dhe i vetmi merak që ka sot ish-opozita e vjetër, janë pasuria dhe bizneset e saj.

Mjafton ato të jenë të paprekshme, mjafton ato të mos kenë probleme me qeverinë, pasi qëndrimi në opozitë edhe për 20 vjet nuk ka rëndësi.

Falciteti në fushatë apo edhe në “rastësitë” e përditshme të kryetarit Basha, tregojnë se ai, ose nuk ka këshilltarë seriozë dhe të aftë profesionalisht, ose ka vendosur të veprojë me kokën e tij, si Doktori dikur.

Kjo opozitë realisht e ka mbyllur misionin e saj, ndaj Lulzim Basha jo një gjyshe, por të gjitha gjyshet e Tiranës ti mbledhë për ditë pazari, nuk i bën të besueshme shpikjet e tij./Tema

Related Posts

SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Blog

Ditmir Bushati pro protestave: PS po humbet arysen pse ekziston!

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk ikim nga sheshi” – Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi” – Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë

20/06/2026
Rama publikon foton: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

Rama publikon foton: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

20/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al