Qeveria ka njoftuar se prej muajit maj do të mbyllen sportelet e shëbrimeve në disa institucione pasi gjithçka do të kryhet online.
Një prej institucioneve që do të mbyllet në Gjirokastër është dhe ADISA, Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, e cila u hap për herë të parë në qershor 2017. Pëse vjet më pas punonjësit e këtij institucioni do duhet të kërkojnë diçka tjetër.
Po kështu pritet të mos ofrohen më shërbime në QKB dhe Gjendjen Civile. Mbyllja e ADISA-s është institucioni i radhës që mbyllet në Gjirokastër. Pritet ndërkohë që të largohet edhe Gjykata e Apelit dhe Gjykata Administrative. Më herët janë larguar edhe institucione të tjera në kuadër të riorganizimit, si dhe për të reflektuar ndryshimet e frikshme demografike që po ndodhin në Shqipëri. ©argjiroja.net