Policia ka zbuluar qindra fishekë luftarakë dhe një sasi kanabisi në fshatin Vasjar të Memaliajt. Sasia e drogës dhe ata që e posedonin mallin nuk bëhet me dije, por policia thotë se për këtë rast ka proceduar kryeplakun e fshatit. Më poshtë njoftimi i policisë Gjirokastër.
Në kuadër të kontrollit të pandërprerë të territorit, si pasojë e presionit të Policisë duke ushtruar kontroll të pandërprerë, në një zonë të pyllëzuar në territorit e fshatit Vasjar , nga shërbimet e Policisë Memaliaj gjatë kontrollit të territorit u gjetën të hedhura 350 fishekë luftarak, lëndë narkotike canabis sativa dhe kubikë me fara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin B.Ll, me detyrë kryeplak i fshatit Vasjar, Bashkia Memaliaj, për “Shpërdorim detyre”