Është përfshirë nga flakët oxhaku i një banese në lagjen “Blloku i Furrave”, në Gjirokastër.
Burime te Argjirolajm.net, bëjnë me dije se banesa ishte në pronësi të shtetases Barie Lulo, e cila u ka shpëtuar mrekullisht flakëve.
Mësohet se e moshuara jetonte vetëm. Ka qenë ndërhyrja e shpejt e zjarrfikëses që ka shpëtuar shtëpinë e së moshuarës dhe banesat ngjtur.