• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mes të arrestuarve edhe i riu nga Gjirokastra. Ja si funksiononte skema e mashtrimit me TVSH-në

25/01/2018
Mes të arrestuarve edhe i riu nga Gjirokastra. Ja si funksiononte skema e mashtrimit me TVSH-në

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për operacionin ”Situacioni”, ku janë arrestuar 6 biznesmenë dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kishin krijuar një skemë mashtrimi me TVSH duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh. Policia ka dhënë detaje se si funksiononte skema në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Nga Sektori për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u krye ekzekutimi i masave te sigurimit personal “arrest me burg” te nxjerra nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane per shtetasit:

-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Tiranë.

-Shkelqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë.

-Bujar Murataj , 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

-Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.

-Nevruz Lami , 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre dhe për shtetasit:
B.Gj, A.B, E.SH, S.K dhe M.M.

Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer në kuadër të operacionit ”Situacioni”, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të cilët pas një hetimi disa mujor ka siguruar fakte dhe prova materiale se persona të ndryshëm kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfëshire një numër i madh subjektesh. Veprimet Hetimore dhe Proceduriale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të keto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në. Këto subjektë në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë konsumuar elementë të vepres penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për kapjen dhe ndalimin edhe të pesë personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkëlqen sulmuesi i Shqipërisë U19, shënon 3 gola me ekipin gjerman në ndeshjen e Ligës së Kampioneve për të rinj

Shkëlqen sulmuesi i Shqipërisë U19, shënon 3 gola me ekipin gjerman në ndeshjen e Ligës së Kampioneve për të rinj

09/09/2026
Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al