Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evish Kushi, ishte sot në Gjirokastër ku mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje tjetër bashkëpunimi mes Universitetit “Eqrem Çabej” dhe Universitetit të Janinës. Kjo është një prej shumë marrëveshjeve që të dy institucionet arsimore kanë me njëri-tjetrin, por zbatimi i tyre deri më tani nuk ka prodhuar rezultate të prekshme për studentë e pedagogë.
Universiteti i Gjirokastrës përballet prej vitesh me ulje të numrit të studentëve dhe mbyllje të disa programeve të studimit. Kohë më parë qeveria dhe kryeministri në mënyrë të veçantë kanë deklaruar se do të krijojnë bashkëpunim me universitetet e huaja për një diplomë të vetme e të njohur ndërkombëtarisht.
Deri më tani në këtë drejtim nuk ka lëvizje konkrete ndërkohë që Shqipëria po përballet me ndryshim të frikshëm të balancave sociale. Numri i studentëve është gjithnjë e më i vogël jo vetëm në Gjirokastër por në mbarë vendin. ©argjiroja.net