• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministrja e Shëndetësisë bën një premtim në Gjirokastër: Brenda 3 muajsh spitali me aparatura të reja

25/01/2018
Ministrja e Shëndetësisë bën një premtim në Gjirokastër: Brenda 3 muajsh spitali me aparatura të reja

Minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu vizitoi spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku një ekip mjekësh nga spitalet universitare të Tiranës, po japin shërbime shëndetësore të specializuara, duke plotësuar kështu nevojat e pacientëve të këtij qarku, që deri dje, i drejtoheshin Tiranës për këto shërbime.
“Sistemi I patronazhimit po mundëson dhënien e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve, me cilësi të lartë, por çka është po kaq e rëndësishme për vazhdimësinë dhe për të ardhmen është edhe rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu. Mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” prof.asc. Eliona Demaliaj, dr. Fatjon Balla, dr. Ernald Zeqja, dr. Lorenc Buzo, dr. Spiro Damo kryen një ndërhyrje të komplikuar e cila nuk ishte kryer më parë në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa realizuan edhe 15 vizita të grave shtatzëna dhe të fëmijëve të porsalindur dhe 20 ekografi gjinekologjike.  Një tjetër ekip që po ofron shërbim të vazhdueshëm në këtë spital është ai i spitalit universitar të Traumës, të cilët, nën drejtimin e prof.asc. Arben Zenelaj, realizuan ekografi të enëve të gjakut, të cilat nuk kryeshin më parë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Gjatë kësaj vizite, prof. Myftar Barbullushi, si pjesë e mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që po angazhohen në këtë program të ri të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, garantoi ndërveprimin me spitalin rajonal të Gjirokastrës për të ngritur në të njëjtin standart me QSUT-në shërbimin e dializës edhe në Gjirokastër. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialem, znj. Manastirliu, së bashku me deputeten e qarkut Gjirokastër znj. Mirela Kumbaro dhe prefektin e Qarkut, z. Astrit Aliaj zhvilluan një takim me mjekët e spitalit të Gjirokastrës, të cilëve ju garantuan mbështetjen maksimale, jo vetëm përmes programit të patronazhit por edhe me fuqizimin e spitalit me aparatura biomjekësore, si mamografia e re, eko abdominale, defribilatorë, inkubatorë etj, të cilat do t’i shtohen flotës shumë të mirë të aparaturave të spitalit të Gjirokastrës, brenda 3-mujorit të parë të këtij viti

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Laudrup shpërthen ndaj Federatës Daneze pas dështimit për Botërorin: U befasova, si mundet….

Laudrup shpërthen ndaj Federatës Daneze pas dështimit për Botërorin: U befasova, si mundet….

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al