• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndezja e fitilit

04/01/2020
Ndezja e fitilit

Nga Enver Robelli

Sulme në Rrugën e Hormusit, rrëzim i një droni amerikan, sulme kundër impianteve saudite të naftës dhe provokime në Irak, përfshirë edhe sulme kundër trupave amerikane – të gjitha këto i ka bërë Irani javëve të fundit. Përkundër protestave dhe paralajmërimeve amerikane se kjo fushatë mund të shkaktojë një konflikt më të thellë.

Pas sulmeve ka qëndruar, në të shumtën e rasteve, Kasem Solejmani, komandant i Brigadave al-Kuds, të cilat janë krahu elitar për aksione në botën e jashtme të Gardave Revolucionare të Iranit. Solejmani ishte gjenerali që udhëhiqte politikat ekspansioniste të Iranit në rajon. Irani e sheh veten si fuqi mbrojtëse të shiitëve, por gjithsesi edhe si digë kundër «djallit të madh» (Amerikës) dhe «djallit të vogël» (Izraelit). Jo rastësisht Brigadat e komanduara nga Solejmani quhen al-Kuds, ky është emri arab i Jerusalemit, qytetit të shenjtë për hebrenj, të krishterë e myslimanë.

Solejmani kishte tepër vetëbesim. Siç shkruan gazeta gjermane «Süddeutsche Zeitung», ai në vitin 2008 i kishte dërguar një SMS presidentit të atëhershëm të Irakut, Xhelal Talabanit. SMS i drejtohej një mysafiri të Talabanit, gjeneralit amerikan David Petraeus, i cili komandante trupat e Amerikës në Irak. Solejmani shkruante: «I dashur gjeneral Patraeus: ju duhet ta dini se unë, Kasem Solejmani, e kontrolloj politikën e jashtme të Iranit në Irak, Siri, Liban, Gaza dhe në Afganistan». Së fundi, kur Irakun e përfshinë demonstrata të mëdha kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes, një mbledhje të kabinetit të sigurisë në Bagdad e drejtoi Solejmani, jo kryeministri Adil Abd al-Mahdi.

Për eskalimin e situatës në javët e fundit më shumë duhet të akuzohet Teherani, këtu nuk duhet të ketë dyshim. Por në fillim të eskalimit qëndron vendimi i presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, e negociuar nga administrata e Barack Obamës, nga Bashkimi Europian dhe nga Rusia. Marrëveshja nuk ka qenë ideale, por më e mira e mundshme, sepse për një kohë relativisht të gjatë e pengonte Iranin të zhvillonte e prodhonte armë bërthamore, njëkohësisht mundësonte heqjen hap pas hapi të sanksioneve kundër Iranit. Trump e ka quajtur këtë marrëveshje si pazarin më të keq që ka bërë ndonjëherë Amerika. Duke qenë tregtar patundshmërish Trump çdo gjë edhe në politikë e sheh si pazar.

Në vitin 2011 Trump madje e pati akuzuar Barack Obamën se për t’u rizgjedhur president e ka ndërmend të ndezë një luftë me Iranin. Me këtë pyetje tani duhet të ballafaqohet vetë Trump, i cili ka premtuar se SHBA-të nuk do të kyçen më në asnjë luftë. Rrjedhimisht, Trump vendosi t’i tërheq trupat nga Siria dhe t’i lë në baltë kurdët, partnerët më besnikë në rajon në luftën kundër terrorizmit islamik. Kjo i dha hov ambicieve iraniane në Lindjen e Mesme. Kasem Solejmani ishte koka e politikës rajonale të Iranit. Me trupat e kontrolluara prej tij ai mbështeste diktatorin Bashar al-Asad në Siri, përkrahte Hizbollahun në Liban, gjurmët e Solejmani vëreheshin edhe në konfliktin e Jemenit. Çfarë bën Irani në rajon lirisht mund të quhet politikë fqinjësore terroriste.

Eliminimi i Kasem Solejmanit është një akt i shpalljes faktike të luftës kundër Iranit. Dhe Irani do të përpiqet të hakmerret, edhe kjo është e sigurt. Presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk ka strategji përveçse përdorimit të ushtrisë siç e përdorë edhe Twitterin – në mënyrë impulsive. Me tërheqjen nga Siria Trump ka dërguar një sinjal fatal, duke i lënë hapësirë veprimi Rusisë dhe Iranit. Me vrasjen e Solejmanit është ndezur një fitil. Dhe pasojat janë të paparashikueshme. Rrjedhimisht, në këtë situatë, duket paksa qesharake ngutësia e disa politikanëve shqiptarë për të duartrokitur vrasjen e Kasem Solejmanit, ndërkohë që shumë më të kujdesshëm janë jo vetëm shtetet e BE-së, por edhe demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje edhe vetë presidenti Donald Trump duket se është i prirë për deeskalim të situatës. Ai tha: «Nuk po kërkojmë luftë, nuk e kemi qëllimin të rrëzojmë regjime». Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit është shumë kompleks dhe për ta shpjeguar atë nuk mjafton që si politikan shqiptar të kesh një profil në Twitter.

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Komisioni i Disiplinës merr vendimin, pezullohet trajneri i Superiores

Disiplina merr vendimet, e pësojnë klubet e Superiores

17/09/2026
EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri – Balkanweb.com – News24

EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al