Gjatë natës priten reshje intensive. Gjirokastra është një ndër tre qarqet që rrezikon të përmbytet. Kështu kanë paralajmëruar autoritetet shtetërore. Ndërkohë tek vendi i njohur si ‘Ura e Lumit’ ka nisur të rritet niveli i ujit. ArgjiroLajm.net sjell foto që dëshmojnë se nëse reshjet do të vijojnë rruga do të bllokohet.