• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një orë e vështirë për politikën tonë të jashtme

08/01/2020
Një orë e vështirë për politikën tonë të jashtme

Nga Skënder Minxhozi

Janari na gjeti me kostumin e vendit që kryeson OSBE, një ndër organizatat më të vjetra të sigurisë e bashkëpunimit në Evropë. Një sfidë komplekse dhe e panjohur për ne, pasi nuk e kemi patur asnjëherë vulën e presidentit të rradhës, në marrëdhënien tonë prej mbi tre dekadash me këtë institucion. Muaji i parë i vitit 2020 na gjeti gjithashtu edhe si një shtet që ka dalë për të lobuar për ndihmë dhe mbështetje ekonomike e financiare, për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Madje kjo sfidë e dytë humanitare e bëri të ngjajë si të tepërt dhe disi jashtë kohe, sfidën e parë, atë të drejtimit të OSBE. Një vend me mijëra të pastrehë nga tërmeti dhe që la pas një vit politik tronditës, kthehet e i jep mend Kaukazit, Ukrainës dhe pjesëve të tjera të trazuara të kontinentit, për punë sigurie e bashkëpunimi?!

Megjithatë si për të përmbushur thënien fataliste “nuk ka dy, pa tre”, përfshirja në orët e fundit, qoftë edhe indirekt, në krizën iraniane, i vendosi nervat edhe ashtu të tendosura të politikës tonë të jashtme në një tjetër sprovë delikate. Deklarata e liderit iranian Kamenei se “Është një vend shumë i vogël por shumë djallëzor europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike. Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe opër të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”, e fut Shqipërinë në syrin e një konflikti, i cili në fakt nuk është i saji.

Në fund të janarit është parashikuar të mbahet një konferencë donatorësh, për tërmetin e 26 nëntorit, i cili gjithnjë e më shumë po kthehet nga një problem e shqetësim kombëtar, në hallin e atyre që kanë mbetur pa strehë në mes të dimrit të acartë. Lobimi politik që qeveria shqiptare ka bërë pranë Bashkimit Europian, Turqisë e donatorëve të Gjirit Persik, po vjen drejt “printimit” të faturës financiare zyrtare. Çfarë do të dalë nga takimi i fund-muajit në Tiranë? Sa do të jetë dimensioni financiar i bamirësisë perëndimore, për një tërmet të cilin po provojmë se nuk mund ta përballojmë të vetëm?!

Nga ana tjetër, fillimi i presidencës së OSBE do ta çojë Edi Ramën, si kryeministër e ministër i jashtëm njëherësh, në disa vende ku prej fundit të viteve ’90 nuk zhvillohen vizita zyrtare të qeveritarëve të lartë shqiptarë. Fjala është më së pari për Rusinë, vendin që ka rezervuar deklarata shumë të ashpra personale ndaj Edi Ramës dhe partisë që ai drejton, në të shkuarën jo fort të largët. Gjithashtu ka pasur dhe ka kuriozitet të shihet sesi do ta përballojë pala shqiptare ushtrimin shumë të vështirë diplomatik të drejtimit njëvjeçar të OSBE, me gjithë aktivitetet jashtëzakonisht impenjuese brenda organizatës apo edhe në terren.

Sa për krizën iraniane, Shqipëria e ka bërë prej kohësh zgjedhjen e saj, kur pranoi 3200 muxhahedinët dhe kur përzuri ambasadorin e Teheranit në dhjetor të vitit 2018. E ky pozicion sot po na ekspozon përballë një risku që mbetet më shumë i natyrës diplomatike, sesa i mbarsur me pasoja konkrete për vendin tonë./ Java news

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Komisioni i Disiplinës merr vendimin, pezullohet trajneri i Superiores

Disiplina merr vendimet, e pësojnë klubet e Superiores

17/09/2026
EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri – Balkanweb.com – News24

EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al