Policia ka mësyrë këtë të mërkurë në bashkinë e Sarandës. Mesohet se është arrestuar Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës Pandi Zhoga.
Burime bëjnë me dije se gjithashtu është vënë në pranga Rovena Alikaj juriste në ASHK Sarandë, dhe Aleko Anagnosti, me profesion noter.
Mësohet se policia ka ekzekutuar urdhër-arrestet nga Prokuroria e Sarandës. Ndalimi i tyre është bërë, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar një pronë prej 10 mijë metra katrorë duke ua dhënë personave të ndryshëm që më pas kanë ndërtuar.
Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh, me të cilat kanë përfituar edhe tokën. Mësohet se toka për të cilën bëhet fjalë ndodhet në zonën e kanalit të Cukës në Ksamil.