ArgjiroLajm.net mëson detaje të tjera rreth ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku efektivi i policisë kufitare, Sotiraq Alika, qëlloi veten me armën e shërbimit. Aktualisht Alika ndodhet në reanimacionin e spitalit ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër në gjendje të stabilizuar. Burime nga grupi hetimor, thonë për ArgjiroLajm.net se efektivi i policisë ka qenë nën efektin e alkolit në momentin që ka qëlluar veten me armë. Plumbi e ka kapur shkarazi në kokë, por për fat të mirë nuk i ka shkaktuar pasoja të rënda. Sidoqoftë ai mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në banesën e tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
©ArgjiroLajm.net









