Kanë kaluar disa orë nga ngjarja e rëndë që tronditi Sarandën dhe Ibrahim Duda, autori i plagosjes me thikë të dy vëllezërve adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç, është ende në arrati. Policia vijon kontrollet për lokalizimin e tij.
Mësohet se sherri ka ndodhur për shkak të një qeni. Dyshohet se dy adoleshentët i kanë shtypur me makinë qenin 43-vjeçarit dhe për këtë arsye ai i ka sulmuar me thikë.
Pas ngjarjes autori u arratis, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Duda njihet si përdorues i drogave të forta, dhe është person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë.
Një prej vëllezërve të plagosur u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar për shkak të plagëve që kishte marrë nga goditjet me thikë. ©argjiroja.net