Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit bëri të ditur sot se janë rritur eksportet shqiptare me rreth 14%, duke shtuar se qeveria po financon në pikat e zhvillimit të bujqësisë përmes bashkimit.
Ai gjithashtu foli për situatën e çmimeve dhe kostot e furnizimit me energji, ku mori rastin e Gjermanisë, e cila mbrëmë lajmëroi se do të nisin një plan të ndërprerjes së gazit.
Rama vuri theksin edhe një herë tek protestat për çmimin e naftës dhe tha se taksa e naftës nuk hiqet.
“Ne nuk do ta lejojmë, është pandershme, nuk ka asnjë nder në të bërit avokati në heqjen e taksave. Derisa të jetë kjo qeveri këtu, taksat nuk lëvizin, as me shpifje, akuza apo protesta, asgjë tjetër”, tha kryeministri.