Saranda është tronditur nga një tjetër ngjarje mbrëmjen e sotme. Dy vëllezër të mitur janë plagosur me thikë nga një person i identifikuar nga policia si I.Duda, 43 vjeç. Nga të dhënat e para raportohet se sherri ka nisur për motive të dobta.
Autori i cili është në kërkim prej policisë, rezulton të jetë me precedentë penalë. Ndërkohë një prej vëllezërve është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar për shkak të plagëve të rënda që ka marrë nga goditjet me thikë. Tjetri vijon të mjekohet në spitalin e Sarandës.
Policia ka nisur kontrollet dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Mbrëmjen e sotme Saranda u trondit gjithashtu nga një shpërthim tritoli në një hotel, që sic mësohet është në pronësi të familjes Yzeiri. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende.
Vitet e fundit Saranda ka regjistruar disa ngjarje kriminale rresht. Nga një qytet i qetë vite më parë, sot është kthyer në një qytet me kriminalitet më të shtuar për shkak të mpleksjes së interesave të shumta në biznes, trafikun e drogës dhe turizmit. ©argjiroja.net