Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur rreth mesnatës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë stacionit të trenit, ndërsa objektiv ka qenë një fabrikë fasonerie.
Shpërthimi është kryer me lëndë plasëse të dyshuar tritol dhe është vendosur në murin pranë godinës së fabrikes. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e biznesit si dhe janë plasaritur muret e pallatit pranë.
Shpërthimi ka qenë i fuqishem aq sa dhoma pranë nga ku ka ndodhi shpërthimi është dëmtuar totalisht. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Sipas dëshmisë së banorëve kanë qënë dy persona, që janë larguar me vrap pas shpërthimit dhe janë futur në brendësi të qytetit.
Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa është ndaluar nga blutë njëri prej tyre. Policia e ka shoqëruar në komisariat dhe ka marrë deklaratën e tij.
Fasoneria është në pronësi të një të huaji me kombësi egjiptiane. Pista kryesore e hetimeve është konkurenca.