• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sistemi i patronazhit, teste të avancuara për fëmijët autikë edhe në Gjirokastër

25/01/2018
Sistemi i patronazhit, teste të avancuara për fëmijët autikë edhe në Gjirokastër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër nisjen e programit të shërbimit shëndetësor në komunitet, në periferinë e qytetit të Gjirokastrës, ku u realizua programi i vaksinimit të fëmijëve të komunitetit rom. 89 fëmijë të këtij komuniteti, në lagjen ‘Zinxhira’ në Gjirokastër, u vaksinuan për herë të parë sipas kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit.

“Kemi nisur një program shumë të rëndësishëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siç është programi I kujdesit shëndetësor në komunitet. Aktualisht, me njësinë tonë të lëvizshme po kryejmë vaksinimin, sipas kalendarit të vaksinave, të fëmijëve 0-14 vjeç të komunitetit rom këtu në Gjirokastër. Është një program të cilin ne do ta zhvillojmë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Më herët, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, së bashku me deputeten e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro zhvilluan një vizitë në Qendrën e Autizmit në qytetin e Gjirokastrës, ku MShMS nisi një program të ri patronazhimi, duke mundësuar testimin e fëmijëve autikë të kësaj qendre, shërbim që më parë këta fëmijë detyroheshin ta merrnin vetëm në Tiranë.

Dr. Florida Dobi, psikiatre për fëmijë dhe adoleshente në QSUT realizoi testimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, gjë e cila ndihmon në përcaktimin më të saktë të terapisë individuale që do të ndiqet për zhvillimin e secilit prej fëmijëve të Qendrës së Autizmit në Gjirokastër.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka në programin e saj integrimin e programeve sociale dhe shëndetësore. Falë patronazhit nga mjekët e Qendrës Spitalore Universitare jo vetëm të kësaj qendre për zhvillimin e fëmijëve por edhe të qendrave të tjera sociale në të gjithë vendin, po bëhet një hap më shumë drejt integrimit e shërbimeve socio-shëndetësore dhe për përfshirjen e tyre në sistemin tonë të kujdesit për fëmijët”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Laudrup shpërthen ndaj Federatës Daneze pas dështimit për Botërorin: U befasova, si mundet….

Laudrup shpërthen ndaj Federatës Daneze pas dështimit për Botërorin: U befasova, si mundet….

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al