• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studenti i ‘Kristalit’ dhe i dënuar për kanosje, njihuni me deputetin e ri të LSI-së

23/04/2019
Studenti i ‘Kristalit’ dhe i dënuar për kanosje, njihuni me deputetin e ri të LSI-së

Lëvizjes Socialiste për Integrim i është larguar një tjetër kandidat për deputet, i cili ka kërkuar sot mandatin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai është Klajdi Selim Qama, kandidati me numrin 7 në listën e qarkut të Beratit. Qama ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë është në pritje të marrjes së mandatit të deputetit.

Sipas formularit të dekriminalizimit, rezulton se Klajdi Qama është i dënuar për veprën penale të “Kanosjes”.

Qama nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi vepra e tij penale konsiderohet si e rehabilituar.

Por, gjithsesi, emri i Klajdi Qamës është verifikuar edhe më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në raportin e vitit 2017 kur ky i fundit garoi me siglën e LSI-së, kishte deklaruar veprën penale dhe ndëshkimin me gjobë që kishte marrë.

Denimi

“1. KLAJDI SELIM QAMA kandidat në listën shumë emërore Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me numër rendor 07, Qarku Berat ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, Kundravajtje Penale.

Sipas shkresës me nr.3687/1 prot, datë 02.05.2017 -së drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017, z. Qama me vendimin Nr.70 date 24.03.2010 të

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është deklaruar fajtor për veprën penale “Kanosje”, parashikuar nga Neni 84 K.P i dënuar me 120.000 lekë gjobë.

Në aplikim të Nenit 406 K.PR.P është dënuar përfundimisht me 80.000 lekë gjobë Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar”, thekson raporti i KQZ.

Arsimimi dhe Puna

Sipas CV-së së publikuar nga vetë kandidati për deputet kur garoi për herë të parë në zgjedhjet e 2017, shkruhet se ai ka përfunduar në vitin 2009 – 2012 studimet në Universitetin “Kristal” në degën “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”.

Ndërkohë që në vitin 2012-2014 ka përfunduar studimet, master profesional në “E Drejtë Civile”, në Universitetin e Tiranës.

Si eksperiencë pune, kandidati deri në vitin 2013 ka qenë i punësuar në një firmë private, ndërkohë që nga 2013 e në vazhdim ai është emëruar specialist në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve./ Panorama

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

23/04/2026
Milan, mbrojtësi i shpreh dashurinë skuadrës: Dua të qëndroj këtu!

Milan, mbrojtësi i shpreh dashurinë skuadrës: Dua të qëndroj këtu!

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al