Bashkia Sarandë nëpërmjet një tenderi prej 55 milionë lekë të vjetra planifikon blerjen e kontenerëve të rinj.
Blerja e kontenierëve të rinj vjen në prang të sezonit turistik, ku një prej problemeve më të rënda që u përball qyteti gjatë sezonit të kaluar ka qenë pikërisht menaxhimi i mbetjeve.
Në pika të shumta të qytetit vihej re një tejmbushje e kontenerierëve me mbetje, gjë kjo që shkaktonte edhe një imazh të keq për vizitorët dhe pushuesit.
Me sa duket ky është tenderi i fundit i kryebashkiakes së Sarandës, e cila nuk u rikandidua më për një mandat të dytë. PS e zëvendësoi me mjekun Ardian Gurma.