Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor që lidh Sarandën me Markatin në zonën e njohur si Plagoti.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve, i identifikuar si Hajredin Dule.
Ai është dërguar drejt spitalit të Sarandës për mjekim. Mësohet se mjetet që janë përplasur me njëri-tjetrin i përkasin dy emigrantëve që ishin kthyer në Shqipëri për Pashkët.