• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vajzat e Poliçanit që vijnë nga Athina në “Kalanë e këngës” (VIDEO)

04/07/2023
Vajzat e Poliçanit që vijnë nga Athina në “Kalanë e këngës” (VIDEO)

Nga Aleksandër Çipa

Ato kanë krijuar një grup polifonik bilingual. Janë minoritare greke që kanë lindur në Shqipëri dhe jetojnë në Athinë. Kanë krijuar Grupin polifonik të vajzave “Isokratisses”. Janë nga Pogoni dhe jetojnë në Athinë. Kanë profesione të ndryshme dhe nuk kanë asnjërën udhëheqëse të grupit. Dëshirën, pasionin dhe veçanërisht talentin për polifoninë e kanë të ruajtur dhe trashëguar prej prindërve të tyre minoritarë. Qytetarë shqiptarë të kombësisë greke nga Poliçani dhe Dropulli.

Artemis, dhe motra e saj Sofia, Maria, Liliana dhe tri gocat e tjera, të cilave nuk ua morëm dot emrat, ndajnë punë dhe profesione të ndryshme në Athinë. Por në kohën e lirë gjejnë njera-tjetrën dhe ushtrojnë këngën polifonike si në greqisht ashtu edhe në shqip. Kanë fituar mundësinë të përfaqësohen në natën e shtatë të FFK së Gjirokastrës, në datën 30 qershor 2023, si pjesë e ansamblit të Qarkut të Gjirokastrës.

Kanë zgjedhur kostumin lunxhiot për skenën e kalasë, si dhe kanë një këngë lirike në greqisht. Por në momente të ndryshme të ditëve të festivalit preferojnë të këndojnë në shqip, këngën emblematike ” Zogë e Libohovës”, e cila tërheq maksimalisht vëmendjen e festivalistëve dhe turistëve, të të ardhurve në Qafën e Pazarit dhe sokakët e qytetit magjik.

Gjirokastra në këto ditë ka madhështinë e shpirtit real të saj për të eklipsuar me fuqinë e artit popullor shqiptar, gjuhë dhe talente të ardhur nga etni dhe popuj të tjerë.

Related Posts

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026
Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse
Kryesore

Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse

06/11/2026
Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim
Kryesore

Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim

05/11/2026
Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore
Kryesore

Ndryshime në qeveri dhe te drejtuesit e qarqeve? Rama mbledh Asamblenë e PS

05/11/2026
Kryesore

BKH zbarkon në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës

05/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani dhe Tirana për të shpëtuar pankinën, vëzhgimi i derbit në barazi perfekte që nga viti 2001

Tirana nuk di të ruajë avantazhin, bardheblutë kanë humbur 10 pikë rrugës – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
NBA/ Warriors mundin Miami-n, suksesi i 6 sezonal për Golden State, fiton edhe Phoenix

NBA/ Warriors mundin Miami-n, suksesi i 6 sezonal për Golden State, fiton edhe Phoenix

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al