Prej orës 15:20 kryetari i PD-së Lulzim Basha po mban një takim me aleatët për të diskutuar vendimin për dorëzimin e mandateve të deputetëve. Pas mbledhjes së grupit PD, Basha njoftoi se grupi parlamentar demokrat kishte votuar unanimisht në favor të propozimit të tij për dorëzimin e mandateve të deputetëve.
Në takim me Bashen ndodhet Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën.
Ndërkohë më përpara Basha mbajti takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Takimi ka qëllim diskutimin e hapave të mëtejshëm. Do të jetë Këshilli Kombëtar i PD-së i cili do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me djegien e mandateve.