Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj Edi Ramës, duke deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit do ndalohen me çdo çmim. Ai u betua se s’do ketë kurrë më pazar me Edi Ramën dhe se largimi i tij është i panegociueshëm.
“Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do ti bindej sovranit për të djegur mandatet. Kjo ndodhi!
Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm për ti hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira.
Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal të Ramës dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim!
Kam një paralajmërim të qartë për atë që bëhet gati të konsumojë veprën penale të grushtit të shtetit dhe tradhëtisë së atdheut, duke zëvëndësuar zgjedhjet e lira me një proces të korruptuar ligjor dhe të inkriminuar politikisht.
Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri dhe demokraci.
Unë I pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Nuk e dorëzojmë Kushtetutën, nuk e dorëzojmë demokracinë”, deklaroi Lulzim Basha nga Berati.