• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarri në Sazan, deputetja e Sarandës: Dështim ulëritës, flakët vihen për të hapur toka të reja për investitorët strategjikë

06/06/2022
Zjarri në Sazan, deputetja e Sarandës: Dështim ulëritës, flakët vihen për të hapur toka të reja për investitorët strategjikë

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar keqmenaxhimin e situatës së zjarreve në ishullin e Sazanit, ku prej tri ditësh, flakët po djegin pisha shekullore dhe pemë të tjera. Sipas deputetes, këto zjarre janë të qëllimshme:

“E hapim sezonin turistik me zjarre strategjike, që jo rastësisht bien aty ku duhet të fshehin gjurmë krimi ose të ndërtojnë toka të reja për investitorët tuaj strategjik”.

Në fjalën e saj në kuvend, Zhupa tha se Ministria e Mbrojtjes nuk po menaxhon si duhet situatën.

Në dështim të plotë të menaxhimin, Ministria e Mbrojtjes, nga katër helikopterë, dy i ka në Poloni, një e ka në Itali dhe një në Farkë se ka rrjedhje vaji. Kjo është eficenca e një shteti që ka dështuar në mënyrë ulëritëse”.

Vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit vijojnë të jenë aktive, edhe pas tre ditësh, ndërkohë nga qyteti i Vlorës duket qartë reja e tymit që vjen nga ishulli. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha i ndihmuar edhe nga era që fryn nga veriu.

Me dhjetëra pisha shekullore janë shkrumbuar dhe vijojnë të digjen. FA gjatë mbrëmjes së djeshme kanë luftuar me flakët të mbështetur edhe nga ADZM, por shuarja e zjarrit ka qenë e pamundur. Një rrezik evident në ishull janë dhe municionet e mbetura të cilat mund të shpërthejnë nga zjarri.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Alarm i kuq” tek Inter, Chivu humbet sulmuesit, ndaj Atalantës i gatshëm vetëm Pio Esposito

“Alarm i kuq” tek Inter, Chivu humbet sulmuesit, ndaj Atalantës i gatshëm vetëm Pio Esposito

11/11/2026
Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë” – Balkanweb.com – News24

Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë”

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al