Kryeministri Edi Rama u pyet mbrëmjen e sotme nëse do të shkojë në SPAK nëse thirret për ndonjë çështje në hetim. Rama tha në emisionin “Opinion” se do të shkojë, ndërsa theksoi se paraqitja në Prokurorinë e Posaçme nuk ndodh vetëm kur ngrihet akuzë. “Po pse mos shkoj, patjetër. Vajtja në SPAK nuk është akuzë”, theksoi kreu i qeverisë shkurtimisht.