• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Thasët plot me kanabis, 4 të arrestuar në Tepelenë (Emrat)

15/11/2024
Thasët plot me kanabis, 4 të arrestuar në Tepelenë (Emrat)

Policia e shtetit ka arrestuar në flagrancë katër persona në lidhje me transportin e lëndëve narkotike.

Personat e arrestuar janë identifikuar si shtetasi Ilir Dura, Franci Dura, Mehmet Mino dhe Reshat Bakia.

Blutë njoftojnë se secili prej tyre kishte një rol të mirëmenduar, ndërsa shton se gjatë operacionit u sekuestruan 3 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa (gjithsej 30 kilogramë), 1 armë zjarri, 3 automjete, 4 celularë dhe një shumë parash.

Njoftimi:

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Monitorimi”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni, i kryer mbi bazën e inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH.

Sekuestrohen 3 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa (gjithsej 30 kilogramë), 1 armë zjarri, 3 automjete, 4 celularë dhe një shumë parash.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas (2 shtetasit që transportonin me automjet, lëndën narkotike, një shtetas që monitoronte rrugën ku do kalonte automjeti me lëndë narkotike dhe një shtetas tjetër që kishte në automjet një armë zjarri kallashnikov për ta shitur bashkë me lëndën narkotike).

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore në kuadër të operacionit policor të koduar “Monitorimi”, në aksin rrugor “Bënçë-Tepelenë”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit I. D., 54 vjeç dhe F. D., 19 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bënçë, pasi në automjetin me drejtues shtetasin I. D. dhe pasagjer shtetasin F. D., në urën e Bënçës, Tepelenë, u gjetën 3 thasë me rreth 30 kilogramë cannabis sativa.

Gjithashtu, u kap shtetasi M. M., 27 vjeç, që lëvizte me automjetin tip “BMW”, i cili monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kanë kapur dhe arrestuar edhe shtetasin R. B., 27 vjeç, pasi qarkullonte pas automjetit me lëndë narkotike, me automjet tjetër ku mbante një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, me qëllim shitjen.

Veprimet procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur! Moza puth në buzë Ilir Shaqirin

E papritur! Moza puth në buzë Ilir Shaqirin

13/05/2026
“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al