• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gonxhja: Flamur Noka motrën dhe vëllezërit nga Kukësi i bëri me 4 shtëpi në Sarandë nga fondi për strehimin social (VIDEO)

15/11/2024
Gonxhja: Flamur Noka motrën dhe vëllezërit nga Kukësi i bëri me 4 shtëpi në Sarandë nga fondi për strehimin social (VIDEO)
Ministri Blendi Gonxhja ka sulmuar kolegun demokrat Flamur Noka, pas akuzave të këtij të fundit në seancën plenare. Përmes një shënimi në llogarinë e tij, Gonxhja thotë se Noka gjatë kohës që ka qenë drejtor i Entit të Banesave ka përvetësuar pesë shtëpi.
“Turp për PD që përfaqësohet nga ky model administrimi e politikani që kullufit 5 shtëpi për veten dhe barkun e vet, ndërsa i qan hallin popullit”, shkruan ministri.
Sipas tij, Flamur Noka ka marrë një shtëpi përvete në Tiranë të cilën e ka shitur vite më vonë për të marrë një tjetër shtëpi në një pallat luksoz; si dhe ka bërë me shtëpi pushimi në Sarandë familjarët e tij të ngushtë nga Kukësi, duke përfshirë dy vëllezërit, motrën dhe një kunatë.
“Për ç’moral na flet numri 2 i Partisë Demokratike, lideri Mul Noka, kur ai dhe familjarët e tij abuzuan me Entin Kombëtar të Banesave, në kohën kur qe drejtues në bordin e atij enti shtetëror që duhet të kujdesej për strehimin social?
Muli merr nga EKB shtëpi për vete, 83 m2, që e shet tre vite me vonë gjoja me 2100 Euro m2 dhe blen direkt 260 m2 me 800 Euro m2, në një pallat luksoz, ku sipas tregut vlera është mbi 4 herë më e lartë!
Por Muli, tashmë jo më i pastrehë, i jep edhe 4 shtëpi të tjera motrës, edhe dy vëllezërve, edhe nuses së vëllait, nga Enti Kombëtar i Banesave, në Sarandë! Pra Muli ovarda me fondin e strehimit social duke zgjidhur “hallin” e familjarëve të vet nga Kukësi për shtëpi pushimi në jug! Konflikt interesi, abuzim me detyrën dhe pafytyrësi totale”, shkruan Blendi Gonxhja.

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur! Moza puth në buzë Ilir Shaqirin

E papritur! Moza puth në buzë Ilir Shaqirin

13/05/2026
“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al