• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

10 pistoleta drejt Sarandës, shpallet në kërkim anëtari tjetër i grupit (Emri)

16/11/2024
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij

Prokuroria e Sarandës ka arritur të identifikojë një person të tretë të përfshirë në transportin e 10 pistoletave, të kapura dy muaj më parë në aksin Kardhiq – Delvinë. Prokurorja Hava Memko, pas rreth dy muaj hetime, ka lëshuar një urdhër arresti duke kërkuar në Gjykatë caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, e cila është vendosur sot edhe nga Gjyqtari Mikel Hysometaj, për 25-vjeparin nga Këlcyra Fabian K. Ky i fundit është arritur të kapet nga policia e Përmetit të enjten e kaluar dhe është sjellë në Komisariatin e Sarandës për t’u vënë në dispozicion të hetimit.

Burime pranë grupit hetimor tregohen të rezervuara për rastin, ndërkohë që paraditen e së shtunën, 25-vjeçari është njohur në Gjykatën e Sarandës me masën e sigurisë “Arrest në burg” të caktuar në mungesë ndaj tij. Pas marrjes në pyetje, Gjyqtari Hysometaj ka vendosur vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” pasi nuk rezultoi asnjë rrethanë e re që nuk ishte mbajtur parasysh nga Gjykata më herët në caktimin në mungesë të masës së sigurimit. Fabian K. nuk ka pranuar të japë shpjegime në seancën për vlerësimin e masës së sigurimit.

Në 13 shtator, policia e Sarandës, në aksin Kardhiq-Delvinë, ndaloi automjetin tip “Nissan” me targa AA827SV, brenda së cilës gjeti dhe sekuestroi një qese plastmasi ku ndodheshin 10 armë zjarri pistoletë tip “Glock”. Brenda qeses u gjetën dhe sekuestruan gjithashtu edhe tre kuti kartoni me qese plastike të tejdukshme, me mbishkrimet “Hondgun 38050 centerfire pistol cartidges”, ku në brendësi të tyre kishte 150 fishekë me kapsollë të pa goditur, me markirovka të njëjta PPU 380 AUTO. Në mjet u sekuestruan edhe 250 euro.

Në prangat e policisë ranë 23-vjecari Klaudio Osmani, punonjës në zjarrfikësen e Këlcyrës dhe 24-vjecari Mehmet Canaj, të dy banues në Këlcyrë. Pas arrestimit të tyre, policia tha se destinacion i pistoletave ishte Saranda, por pa deklaruar nëse do shiteshin në qytet apo do trafikoheshin drejt Greqisë. Nuk dihet se cfarë hetime shtesë ka kryer Prokuroria e Sarandës që ka cuar në identifikimin e 25-vjecarit Fabian K. si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve të parë, por për shkak të sekretit hetimor informacionet lidhur me këtë procedim mbeten të pakta për median.

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

13/05/2026
“Kemi kaluar gjëra që do ta thyenin këdo”, Getinjo me mesazh të fortë përkrah Mozzikut

“Kemi kaluar gjëra që do ta thyenin këdo”, Getinjo me mesazh të fortë përkrah Mozzikut

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al