• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vdiq në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba/ Flet mes lotësh partnerja e tij!

29/11/2024
Vdiq në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba/ Flet mes lotësh partnerja e tij!

Tre të rinj, mes tyre dhe një 18-vjeçar shqiptar i identifikuar si Samuel Tafciu, humbën jetën pas një shpërthimi të ndodhur më 18 nëntor në një fabrikë fishekzjarresh në Itali, në ditën e parë të punës.

Ndërkohë, autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në pranga nga policia. Punzo Pasquale, 38 vjeç akuzohet për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat i ka mohuar.

Punzo Pasquale ishte shkaktari që shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse.

Samueli bashkëjetonte me partneren e tij 17-vjeçare në Ponticelli dhe ishte bërë baba vetëm 4 muaj më parë.

Mes lotësh 17 vjeçarja ka folur për mediat italiane lidhur me tragjedinë. Ajo shprehet se ata kishin planifikuar se së shpejti do të bënin dasmën.

“Ëndrra më e madhe e Samuelit ishte të martohej me mua sapo të mbushja 18 vjeç. Ai donte të qëndronte me mua, të merrte një shtëpi jashtë Napolit dhe të shkonim sëbashku në një udhëtim. Ai bëri gjithçka për familjen tonë. Ai ishte njeriu më i mirë në botë. Në Qershor patëm pagëzimin e vajzës s sonë. Ne po planifikonim dasmën”, tha partnerja e viktimës.

Po gjithashtu edhe vjehrra e tij ka folur më herët për ngjarjen e rëndë.

“Policia na thirri dhe ne vrapuam këtu menjëherë. Samueli ishte dhëndri im, i martuar me vajzën time 17-vjeçare. Ata kanë një vajzë 4 muajshe dhe ai punonte për të dhe gruan e tij. Ai ishte një djalë punëtor. Ai kishte 10 vite në Itali dhe i kishte të gjitha kartat në rregull. Ai u dogj i gjallë, ishte dita e parë e punës. Mbesa ime do të rritet pa babanë e saj dhe vajza ime, e cila është vetëm 17 vjeçe, tashmë ka një jetë të shkatërruar”, tha vjehrra e viktimës.

Më tej ajo ka theksuar se kanë folur në telefon një orë para tragjedisë.

“Dy vajzat e vdekura ishin nëna beqare, që punonin për fëmijët e tyre të vegjël. Dhëndri im na telefonoi në orën 13:00, na tha se po hanin një sanduiç. Pastaj një orë më vonë ndodhi tragjedia. Tre familje të shkatërruara, kush do të na i kthejë fëmijët?”, shtoi ajo.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miri flet për rrugëtimin e tij në BBV: Nuk ka qenë e lehtë, eksperiencë e fortë

Miri flet për rrugëtimin e tij në BBV: Nuk ka qenë e lehtë, eksperiencë e fortë

29/04/2026
VIDEO/ Arsenal feston në Madrid, një gol vendos pjesën e parë në Champions

VIDEO/ Arsenal feston në Madrid, një gol vendos pjesën e parë në Champions

29/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al