• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fillon Kreshma e Krishtlindjeve, çfarë duhet të dinë besimtarët dhe ushqimet nga të cilët privohen

15/11/2024
Fillon Kreshma e Krishtlindjeve, çfarë duhet të dinë besimtarët dhe ushqimet nga të cilët privohen
Për besimtarët e krishterë Orthodhoksë data 15 nëntor daton me fillimin e periudhës së përgatitjes për festën e madhe dhe shumë të rëndësishme të Krishtlindjes, pra me fillimin e Kreshmës.
Kjo është një prej periudhave kreshmore që Kisha ka vendosur si kohë përgatitore për të pritur denjësisht festat e mëdha.
Kreshma e Krishtlindjes është kreshmë e gëzueshme, sepse edhe vetë ngjarja, Lindja e Krishtit, e cila kremtohet në 25 dhjetor.
Gjatë periudhës së kreshmës, besimtarët privohen nga prodhimet blegtorale (mish, vezë, qumësht, djathë, gjalpë etj).
Nga çfarë privohen besimtarët:
Në Kreshmë nuk hahen mishi dhe nënproduktet e tij, as veza dhe produktet bulmetore.
Lejohen peshku, frutat e detit, perimet, frutat, vaji, mjalti etj., çdo produkt bimor.
Peshku lejohet deri në dt. 17 dhjetor. Peshku, vaji e vera nuk lejohen të mërkurave dhe të premteve.
Nga data 17 deri më 24 Dhjetor, përfshirë dhe këtë datë, kreshma bëhet më e fortë: ku peshku nuk konsumohet më, dhe vera e vaji lejohen vetëm të Shtunave dhe të Dielave.
Postimi i plotë i Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë:
Për besimtarët e krishterë orthodhoksë data 15 nëntor daton me fillimin e periudhës së përgatitjes për festën e madhe dhe shumë të rëndësishme të Krishtlindjes, pra me fillimin e Kreshmës. Kjo është një prej periudhave kreshmore që Kisha ka vendosur si kohë përgatitore për të pritur denjësisht festat e mëdha.
Kreshma e Krishtlindjes është kreshmë e gëzueshme, sepse edhe vetë ngjarja, Lindja e Krishtit, e cila kremtohet në 25 dhjetor, solli gëzim shumë të madh (Mattheu 2:10). Gjatë kësaj periudhe të përcaktuar nga Kisha, ne përgatitemi me kreshmë dhe paralelisht përjetojmë të gjithë himnologjinë e po kësaj periudhe, në mënyrë që të jetojmë ngjarjen e madhe të Ardhjes së Perëndisë në tokë.
Kreshma është bashkëpunim i pjesës materiale të trupit tonë në adhurimin e Perëndisë së gjallë. Duke kreshmuar me disa ushqime dhe nga ana tjetër duke kreshmuar nga mëkatet, ndihmojmë të gjithë njeriun, trup e shpirt, të afrohet e të adhurojë Perëndinë. Çdo e kremte, çdo festë kishtare nuk është një paraqitje e thjeshtë, e jashtme e disa ngjarjeve të kaluara, por në çdo të tillë ne rijetojmë si person ato ngjarje sikur të ndodhin sot. Kështu, gjatë periudhës së Kreshmës, njeriu parapërgatitet për të pranuar Shpëtimtarin Krisht që do të lindë në grazhd.
Kreshma është biblike. Kreshma na është dhënë nga vetë Krishti, i Cili para se të fillonte veprën shpëtimtare në tokë, pas pagëzimit të Tij, qëndroi në shkretëtirë 40 ditë, duke mbajtur kreshmë (Mattheu 4:1-11). Kreshma nuk është diçka që gjeti fantazia jonë, por është një mënyrë që njeriu pastrohet dhe përpiqet t’i dhurojë diçka Perëndisë dhe kjo kreshmë është përmendur që në Dhiatën e Vjetër.
Këtë traditë përvojë e vazhdoi dhe e përjetoi me shembullin e tij edhe vetë Zoti, siç edhe është përmendur.
Në këtë mënyrë edhe ne parapërgatitemi për ardhjen e Perëndisë në tokë me kreshmë 40-ditore. Në këtë kreshmë ne privohemi nga prodhimet blegtorale (mish, vezë, qumësht, djathë, gjalpë etj) dhe paralelisht me këto ne përpiqemi të bëjmë edhe një reflektim mbi jetën dhe veten tonë, duke mos e shndërruar Kreshmën në një dietë dhe në “poza”, por në një shqyrtim të vërtetë e të thellë pendimi të vetës dhe të gjendjes sonë mëkatare.
Kreshma është mjet, jo qëllim! Kreshma na ndihmon dhe na krijon atmosferën për lartësimin shpirtëror. Besimtarët gjatë kësaj periudhe urojnë njëri – tjetrin: “Kreshmë të mbara dhe të gëzuara!”
Le të përpiqemi pra, të gjithë, sa mundemi, të përgatisim grazhdin e zemrës tonë, që të lindet brenda saj Krishti foshnje, Shpëtimtari i botës! Le ti lutemi Zotit me fjalët e një prej uratave të Shërbesës së Kungimit: “…dhe siç denjove të shtrihesh në shpellë dhe në grazhd të kafshëve, denjo të hysh edhe në grazhdin e shpirtit tim të paarsyeshëm dhe të trupit tim të njollosur.”
Kreshmë të mbarë!
————-
Kujtojmë:
* Në Kreshmë nuk hahen mishi dhe nënproduktet e tij, as veza dhe produktet bulmetore.
* Lejohen peshku, frutat e detit, perimet, frutat, vaji, mjalti etj., çdo produkt bimor.
* Peshku lejohet deri në dt. 17 dhjetor. Peshku, vaji e vera nuk lejohen të mërkurave dhe të premteve.
* Nga data 17 deri më 24 Dhjetor, përfshirë dhe këtë datë, kreshma bëhet më e fortë: ku peshku nuk konsumohet më, dhe vera e vaji lejohen vetëm të Shtunave dhe të Dielave.

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

13/05/2026
“Kemi kaluar gjëra që do ta thyenin këdo”, Getinjo me mesazh të fortë përkrah Mozzikut

“Kemi kaluar gjëra që do ta thyenin këdo”, Getinjo me mesazh të fortë përkrah Mozzikut

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al