• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Goditet një rrjet eskortash në Tiranë, arrestohet tutorja azere, nën hetim 5 vajza të huaja

12/12/2024
Historia e trishtë e nënës 25-vjeçare: Jam detyruar të prostituoj dhe të pi heroinë

Një rrjet i prostitucionit është goditur nga policia e Tiranës, gjatë operacionit të koduar “Escort”. Në pranga është vënë Aynur Hamidova, 35-vjeçare nga Azerbajxhani e cila dyshohet se është tutorja e 5 vajzave të huaja të proceduara penalisht.

Në gjendje të lirë është proceduar edhe një 51-vjeçar banues në Tiranë. 35-vjeçarja operonte rrjetin përmes një faqeje në internet, dhe dyshohet se vajzat i rekrutonte nga Turqia dhe Azerbajxhani duke i shantazhuar me foto intime.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Escort” nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligishme në DVP Tiranë.

Rekrutonte shtetase te huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, me anë të një faqeje eskortash që administronte, arrestohet një 35-vjeçare nga Azerbajxhani.

Procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, 4 shtetase prej tyre për ushtrim prostitucioni dhe 1 shtetas për shfrytëzim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë

Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escort”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja A. H., 35 vjeçe, nga Azerbajxhani, banuese në Gjeorgji dhe Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Prostitucioni”.

U proceduan në gjendje të lirë:

– për ushtrim prostitucioni shtetaset G. Ç., 40 vjeçe, K. I., 32 vjeçe, S. E., 26 vjeçe, M. H., 26 vjeçe, A. S., 32 vjeçe, banuese përkohësisht në Tiranë;

– për shfrytëzim prostitucioni shtetasi D. A., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja A. H., dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Turqia dhe Azerbajxhani, dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, autorja e dyshuar me anë të fotove të publikuara në këtë faqe, ushtronte presion ndaj tyre.

Related Posts

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së
Lajme

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Kryesore

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Kryesore

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026
Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Kryesore

Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

05/10/2026
Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al