• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Lufta” në Policinë e Shtetit, 12 emrat që largohen nga drejtimi dhe ata që do t’i pasojnë

11/11/2024
Një ditë pas intervistimit të kandidatëve në garë për 12 kryepolicët e qarqeve në të gjithë vendin, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, i përbërë nga tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, shpalli ditën e sotme (10 nëntor) emrat e kandidatëve dhe pikët e fituara nga ata.
Sipas asaj që bëmë me dije dhe më herët 12 emrat të cilët kanë arritur të “rrëmbejnë” më tepër pikë dhe qëndrojnë në fillim të listës janë pretendentë për tu emëruar nëpër drejtoritë e qarqeve.
Nga emrat e publikuara këtë të diel nga Policia e Shtetit vumë re se asnjë nga drejtorët të cilët deri më tani kanë qenë në krye të Policisë së Shtetit nëpër qarqe nuk bën pjesë në “listën e sigurt” të fituesve. Një prej tyre është edhe kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj i cili ka arritur të marrë 72 pikë, duke u radhitur në vendin e 14-të.
Sipas rregullores, ata që kanë grumbulluar mbi 70 pikë nga procesi i vlerësimit kanë të drejtën të emërohen si drejtues të rinj të qarqeve. Nga vlerësimi, 15 kandidatë kanë arritur të kalojnë pragun e 70 pikëve, ndërkohë nga këta pritet të zgjidhen 12 dhe do të jetë kryepolici Ilir Proda i cili do të bëjë dhe përzgjedhjen finale.
Drejtorët e Policisë nëpër qarqe deri më tani:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë: Drejtues i Parë Tonin Vocaj
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier: Drejtues i Parë Lorenc Panganika
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan: Drejtues Ilir Proda ( I cili prej tetorit të këtij viti mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit)
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat: Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër: Drejtues Dhimitraq Ziu
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës: Drejtues i Parë Arben Dashi
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë: Drejtues Ermal Muçaj
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër: Drejtues i Parë Ardian Çipa
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë: Drejtues i Parë Gjovalin Loka
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës: Drejtues i Parë Skënder Hita
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër: Drejtues i Parë Edmond Sulaj
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë: Drejtues Alfred Elezi
12 kandidatët me pikët më të larta në garën për drejtues qarku:
1-Vilson Ilir Bala
2-Elidon Ushtar Çela
3-Elton Dilaver Alushi
4-Fatmir Preng Lleshaj
5-Fatmir Resmi Hoxha
6-Luigj Pjeter Vathi
7-Gentian Habip Berberi
8-Altin Miftar Mena
9-Altin Bashkim Merizaj
10-Erion Bashkim Ahmeti
11-Artion Apostol Duka
12-Gazment Qemal Shehu
13-Gjovalin Bardhok Loka
14-Tonin Tom Vocaj
15-Skënder Agron Hita
Pas emërimit të Iir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, gara u hap edhe për drejtuesit e Policisë në 12 qarqe të vendit tonë. Kjo garë ngjalli një interes të lartë tek dhjetëra efektivë dhe çdo kush që mbante gradën drejtues mund të aplikonte për mandatin 3-vjeçar.
Njësoj si për Drejtorin e Policisë se Shtetit, edhe për drejtuesit e policisë në qarqe, u kërkua pastërtia e figurës së kandidatëve. Ky proces përfshiu një analizë të kujdesshme të dosjeve dhe një intervistë me kandidatët e pranishëm.
Komisioni i Vlerësimit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ka kryer vlerësimin e kandidatëve. Kryesuesi i komisionit, Neritan Nallbati, aktualisht Drejtor i Policisë Kriminale, dhe anëtarët Saimir Boshnjaku dhe Pëllumb Seferi, kanë dhënë vlerësimet përfundimtare.
Policia e Shtetit njoftoi se të gjithë kandidatët kanë mundësinë e ankimimit të vendimit brenda një periudhe 2-ditore nga publikimi i tij në faqen zyrtare të institucioni.

Related Posts

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së
Lajme

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Kryesore

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Kryesore

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026
Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Kryesore

Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ “Rama në burg, Berisha në burg”, protestohet në stadiumin kombëtar, policia afrohet për të marrë banderolën

VIDEO/ “Rama në burg, Berisha në burg”, protestohet në stadiumin kombëtar, policia afrohet për të marrë banderolën

06/10/2026
LIVE/ E pabesueshme, San Marino barazon ndaj Shqipërisë VIDEO) – Balkanweb.com – News24

LIVE/ E pabesueshme, San Marino barazon ndaj Shqipërisë VIDEO) – Balkanweb.com – News24

06/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al