Tirana është veshur këtë të enjte 28 nëntor me ngjyrat kuqezi për të kremtuar 112 vjetorin e Ditës së Pavarësisë.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u mbajt ‘Parada e Shqiptarëve’, ku një numër i lartë pjesëmarrësish të veshur me veshje tradicionale nga krahina të ndryshme, përshkuan bulevardin kryesor të Tiranës.
Flamujt kombëtar ishin vendosur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombëtar”, ku ngjyrat kuqezi kishin “veshur” dhe institucionet kryesore të vendit.
Parada e shqiptarëve mbahet për të dytin vit radhazi në kryeqytet me një aktivitet që promovon veshjet dhe tipare nga të gjitha trevat shqiptare.










