• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama pas takimit në Selanik: Pronat në Himarë, një keqkuptim total. Keqardhje për çështjen “Beleri”, Kyriakos një lider shumë modern

04/11/2024
Rama pas takimit në Selanik: Pronat në Himarë, një keqkuptim total. Keqardhje për çështjen “Beleri”, Kyriakos një lider shumë modern

Pas fjalimit të tij në takimin me diasporën shqiptare në Selanik, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur në një konferencë të shkurtër shtypi edhe mediave vendase që kanë qenë të interesuara sidomos për çështjen e pronave në Himarë.

‘Para së gjithash, besoj se ka një keqkuptim total për pronat në Himarë, dhe ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen e pronës, sepse nuk ka një gjë të tillë si problem specifik të pronave atje. Ka një çështje në gjithë Shqipërinë për pronat, të cilën po e përballojmë çdo ditë dhe po përparojmë.Dhe në fakt me kryebashkiakun e ri të Himarës po bëjmë shumë punë të mirë dhe brenda pak javësh do të përfundojmë regjistrimin e të gjitha shtëpive në të gjithë bashkinë. Kështu që gjithçka që kam lexuar, dhe kam lexuar shumë marrëzi në mediat greke për shpronësimet, apo disa devijime, nuk bazohen në fakte.Kjo është thjesht propagandë”.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se pritet një marrëveshje mes kadastrës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë që po përparon në dixhitalizimin e kadastrës së saj dhe shkëmbimi i përvojës do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për palën shqiptare. Sa I përket minoritetit grek në Shqipëri ai është konsideruar gjithmonë si një urë lidhëse shumë e rëndësishme mes dy vendeve ka thënë ai. I pyetur për eurodeputetin Fredi Beleri , Edi Rama ka theksuar se ka një këndvështrim që ndryshon nga ai I Greqisë.

“Drejtësia në Shqipëri është e pavarur dhe askush nuk mund të ndërhyjë në të, as qeveria shqiptare, as qeveria greke dhe sistemi i drejtësisë shqiptare ka marrë një vendim.Pra, ky vendim nuk është për diskutim, është vetëm për zbatim. Dhe një tjetër lajm i rremë është se unë refuzoj të takohem me të, sepse kjo nuk është e vërtetë. Unë thjesht nuk kam takime me eurodeputetët dhe kaq.Nuk i kam takuar europarlamentarët, jo tani, por as në të kaluarën.”

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë gjithashtu se ndjen keqardhje që zhurma dhe përmasat që ju dhanë çështjes Beleri të zhndërroheshin në problem mes dy vendeve, por kjo nuk e ka bërë atë të ndryshojë mendim për homologun grek të cilin e konsideron një lider shumë modern , inteligjent dhe politikan i zoti me të cilin bashkëpunon mjaft mire pavarësisht se I perket një kahu tjetër politik.
‘Ajo që ndodhi nuk e ndryshon pikëpamjen time se Kyriakos është një lider shumë modern i Greqisë dhe unë e shoh atë si një person shumë inteligjent. Shumë i arsimuar, politikan shumë i zoti. Kështu që unë kam për të veç respekt dhe miqësi dhe ne jemi miq. Unë e konsideroj atë një mik të mirë. Sigurisht që ai është kryeministri i Greqisë dhe unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe në këto poste mbizotërojnë interesat kombëtare apo çfarëdo që ju konsideroni interesa kombëtare mbi miqësinë dhe kështu është, por nuk shoh asnjë problem nga ana ime për të forcuar më tej këtë marrëdhënie me Greqinë.’

Është shumë e rëndësishme për dy vendet që kjo marrëdhënie të bëhet më e fortë në botën që jetojmë, ka thënë Rama duke përsëritur se Greqia ka qenë gjithmonë mbështetëse e integrimit europian të Shqipërisë ndaj dhe shpreson që nuk do të ketë probleme të tjera që do të dëmtojnë përsëri këtë miqësi dhe këto marrëdhënie të cilat duhet ti shohim gjithnjë me sytë e së ardhmes.

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kurora me mijëra diamante/ Dalja madhështore e Mbretit Charles në Parlament

Kurora me mijëra diamante/ Dalja madhështore e Mbretit Charles në Parlament

13/05/2026
“Vendim personal”, Muric e mbyll me Sassuolon

“Vendim personal”, Muric e mbyll me Sassuolon

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al