• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si po bien “xhaketat e vjetra” në kupolën e Policisë së Shtetit

11/11/2024
Si po bien “xhaketat e vjetra” në kupolën e Policisë së Shtetit
Dje Policia e Shtetit ka bërë publike një liste më 38 emra drejtuesish e garuesish, të cilët hynë në thirrjen e re të eprorëve për t’u testuar për postin e drejtuesit të qarqeve.
Në listë ka disa risi, por ajo që bie në sy është mosprania e asnjë gruaje apo vajze që gjendet në radhët e Policisë së Shtetit.
Fillimisht u tha se në garë kishin hyrë vetëm 10 efektive, por në listën prej 38 personash nuk gjendet emri i asnjë prej tyre.
Po ashtu, bie në sy mbetja jashtë zonës së 12-s të emrave të njohur të Policisë së Shtetit, me karriera të gjata në poste drejtuese, si Tonin Vocaj, Altin Qato, Lorenc Paganika, Gjovalin Loka dhe një prej emrave shumë të përfolur më herët për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.
Në pikëzimin e çdo kandidati, shihen emra drejtorësh aktualë policie në qarqe, të cilët nuk kanë mundur të arrijnë as kufirin e 50 pikëve dhe në këtë kuotë janë katër garues, ndërsa kanë vendosur të lënë garën emra të tjerë të njohur të Policisë së Shtetit.
Gara
Vetëm një ditë pas intervistimit të kandidatëve në garë për 12 drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, shpalli listën e pikëve të fituara nga secili kandidat.
Sipas të dhënave, mësohet se 12 të parët do të emërohen me firmën e kryepolicit Ilir Proda nëpër drejtoritë e qarqeve.
Nga sa shihet në renditje listën e kryeson drejtori i Operacionales, Vilson Bala, i cili në fund ka mundur të grumbullojë në total 91 pikë, garanci për emërimin në një prej 12 qarqeve më të rëndësishëm.
Bala pritet të emërohet drejtor i Policisë së Tiranës.
Në vijim i dyti është ish-drejtori i AMP-së së Tiranës, aktualisht te Standardet Profesionale, Elidon Çela, me 87.3 pikë, dhe i treti zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Elton Alushi, me 85.3 pikë.
Lista vijon me Fatmir Lleshajn, drejtor Menaxhimit dhe Koordinimit, Fatmir Hoxhën, pranë Akademisë së Sigurisë dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Luigj Vathi.
2 zv.drejtorët e Policisë së Lezhës, Gentian Berberi dhe Altin Mena, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Altin Merizaj, ndërsa dhjetëshja e parë përmbyllet me ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti.
Në vendet 11 dhe 12 renditen drejtori për Kufirin Blu, Artion Duka dhe zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Gazmend Shehu.
Në pikëzimin e kandidatëve, bie në sy renditja e ulët me pikë e drejtuesve aktual të qarqeve në të gjithë vendin, të cilët nuk do të jenë më drejtues në qarqe.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në vendin e 14-të, Gjovalin Loka i Korçës një vend më sipër, ndërsa Skënder Hita i Durrësit, në vendin e 15-të dhe i 16-i Lorenc Panganika i Fierit.
Zv.drejtori i Tiranës, Alket Shatro dhe drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, renditen në vendet 22 dhe 23, ndjekur nga drejtuesi aktual i Vlorës, Ermal Muçaj dhe i Kukësit, Artan Bajraktari.
I fundit nga drejtuesit aktual është Alfred Elezi, drejtor i Policisë së Lezhës.
Pjesë e listës nuk është Ardian Çipa, drejtor aktual i Policisë së Gjirokastrës, i cili bëhet me dije se është tërhequr nga gara.
Ndërsa, Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu, nuk u paraqitën në fazën e intervistimit, duke u skualifikuar nga gara. Sipas rregullave, konkurrentët kanë të drejtën e ankimit brenda 2 ditësh!

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk dua fare ta komentoj!” – Heidi Baci mbyll njëëherë e mirë kapitullin me Romeon

“Nuk dua fare ta komentoj!” – Heidi Baci mbyll njëëherë e mirë kapitullin me Romeon

13/05/2026
Beshiktash refuzon 5 mln euro, i vendos çmim të ri Ernest Muçit

Beshiktash refuzon 5 mln euro, i vendos çmim të ri Ernest Muçit

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al