POLICIA E SHTETIT
Seksioni i Trafikut Interurban dhe Urban referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. V., banues në Greqi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.