• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Humbi jetën në ditën e parë të punës, Samueli sapo ishte bërë baba! Vjehrra e 18-vjeçarit shqiptar: Vajza ime është shkatërruar

20/11/2024
Humbi jetën në ditën e parë të punës, Samueli sapo ishte bërë baba! Vjehrra e 18-vjeçarit shqiptar: Vajza ime është shkatërruar
Tre të rinj, mes tyre dhe një 18-vjeçar shqiptar i identifikuar si Samuel Tafciu, kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur mëngjesin e djeshëm në një fabrikë fishekzjarresh në Itali.
Mediat italiane raportojnë se të rinjtë ishin në ditën e tyre të parë të punës.
Nga shpërthimi humbi jetën Tafciu dhe binjaket Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeçe.
Magazina, një fabrikë ilegale, ishte ngritur gjatë fundjavës dhe nuk kishte marrë asnjë autorizim nga organet kompetente. Samueli ishte bërë baba vetëm 4 muaj më parë.
Me origjinë shqiptare, prej vitesh ndodhej në Itali dhe jetonte në Ponticelli me gruan e tij 17-vjeçare në shtëpinë e vjehrrës. Dje ishte dita e tij e parë e punës në fabrikë dhe, për fat të keq, edhe e fundit e jetës së tij.
Vjehrra e tij, Anna Campagna, ka folur për mediat italiane lidhur me tragjedinë.
“Policia na thirri dhe ne vrapuam këtu menjëherë. Samueli ishte dhëndri im, i martuar me vajzën time 17-vjeçare. Ata kanë një vajzë 4 muajshe dhe ai punonte për të dhe gruan e tij. Ai ishte një djalë punëtor. Ai kishte 10 vite në Itali dhe i kishte të gjitha kartat në rregull.
Ai u dogj i gjallë, ishte dita e parë e punës”, tha mes britmave dhe lotëve zonja Anna, vjehrra e viktimës, siç raporton Il Mattino.
“Mbesa ime do të rritet pa babanë e saj dhe vajza ime, e cila është vetëm 17 vjeçe, tashmë ka një jetë të shkatërruar ”.
“Dy vajzat e vdekura ishin gjithashtu nëna beqare, që punonin për fëmijët e tyre të vegjël. Dhëndri im na telefonoi në orën 13:00, na tha se po hanin një sanduiç. Pastaj një orë më vonë ndodhi tragjedia. Tre familje të shkatërruara, kush do të na i kthejë fëmijët?”, përfundoi ajo.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al