• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kriza e familjeve shqiptare, si u rritën me shpejtësi divorcet

14/11/2024
Kriza e familjeve shqiptare, si u rritën me shpejtësi divorcet
Kurba e divorceve po ashtu ka ndryshuar shumë përgjatë këtyre tre dekadave të fundit. Nëse në vitin 1990 Shqipëria regjistroi 13.6 divorce për 100 martesa, kulmi u arrit në vitin 2019, kur vendi ynë raportoi thuajse dyfishim të zgjidhjeve të martesave, ose 26 divorce për 100 martesa. Pas këtij viti divorcet kanë ardhur në rënie duke zbritur në 15.8divorce në vitin 2021.
Mentaliteti dhe varësia ekonomike janë dy arsyet kryesore që i shtyjnë gratë ta pranojnë dhunën. Por, të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë, dëshmojnë se vitet e fundit janë gratë ato që më së shumti kërkojnë divorcin.
‘Jo të gjitha gratë pranojnë të bashkëpunojnë. Kanë kërcënime, nuk kanë mbështetjen e familjes, kanë stigmë, por ne kemi raste që na drejtohen tek klinika ligjore për urdhër mbrojtje’ u shpreh Brikena Puka, qendra ‘Vatra’
Përgjatë vitit 2019, kërkuan zyrtarisht divorcin në gjykatë 4 326 gra, krahasuar me 3 464 burra.
Kalivari i vuajtjeve të grave nuk merr fund me denoncimin e dhunës. Për shkak të institucioneve të dobëta dhe moszbatimit të parashikimeve ligjore, riintegrimi rezulton një spirale po aq e vështirë. Si pasojë një pjesë e viktimave të dhunës, dorëzohen.
‘Nuk është e lehtë, është një tmerr i vërtetë. Dhe pastaj kur vjen tek divorci ajo e mendon 100 herë. Kemi shumë gra që i rikthehen dhunës, i rikthehen situatës, thonë për çfarë na vlen. Jemi shumë të vonuar, në kontekstin e politikave sociale. Bota e ka zgjidhur në momentin që vërtetohet dhuna ajo ndihmohet nga shteti nuk është nevojë të bëjë asnjë kalavar të tillë’ u shpreh Sevim Arbana, qendra ‘Në dobi të gruas’Anila Hoxha, gazetare që ndjek prej vitesh çështjet e grave, viktima të dhunës dhe rrugëtimin e tyre pas denoncimit të saj, thotë se nuk duhet të fokusohemi vetëm tek sensibilizimi, pasi ai tashmë është arritur.
‘Duhet të angazhohen dhe të jenë më serioze institucionet: pushteti vendor, policia prokuroria. Përse i përmend këto tre institucione.
Çfarë kam konstatuar në gjykata gratë e dhunuara kur dalin para gjykatës si denoncuese tërhiqen nga padia e dhunës që dërgon automatikisht në dënimin e dhunuesit që mund të jetë bashkëshorti, një
partner i dhunshëm , vëllai. Megjithatë gratë tërhiqen nga denoncimi ligji ka përcaktuar se dhunuesi nuk shpëton nga dënimi, por ka diçka tjetër’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha./Top Channel

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur! Moza puth në buzë Ilir Shaqirin

E papritur! Moza puth në buzë Ilir Shaqirin

13/05/2026
“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

“Nuk më ka bërë askush presion”, Ancelotti shpjegon thirrjen për Neymar

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al