• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandal/ Mishi me brucelozë përfundon për sallam

26/11/2024
Skandal/ Mishi me brucelozë përfundon për sallam
Mbrëmjen e sotme emisioni Fiks Fare ka transmetuar një skandal që ka ndodhur në një nga thertoret në qytetin e Beratit.
Sipas informacioneve që kanë mbërritur në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare, në thertoren “ Muharrem Hoxha” theren kafshë të infektuara me brucelozë dhe më pas mishin e infektuar e çon në fabrikën e tij të sallamit.
Bashkëpunëtorët e Fiksit arritën të futeshin në thertoren e cila duhet të ishte e mbyllur, ku gjithashtu bënë dhe pazare për therjen e kafshëve.
Punonjësi i thertores i tregon bashkëpunëtores se duhet të sjell dy çertifikata, atë veterinare dhe çertifikatë lëvizëse.
Pas kësaj bashkëpunëtorja e Fiksit kërkon një informacion dhe në AKU-në e Beratit, ku takohet me një nga punonjëset e informacionit dhe drejtorin e këtij institucioni Fatlli Adilaj.
Ky i fundit habitet në momentin që i thuhet se thertorja është e hapur. Gjithashtu ai pranon që në atë thertore ka pasur mish me brucelozë, por që nuk është mish i zonave të Beratit.
Pas konstatimeve të bëra gazetarët e Fiksit interesohen në thertoren e “Muharrem Hoxhës”, ku takojnë pronarin e thertores. Ky i fundit shpreh se ka një kontratë e cila i jep të drejtën që të bëjë therjen e kafshëve më brucelozë dhe se është veterineri ai që vendos nëse duhet të konsumohet apo jo mishi.
Sipas tij shumë pak pjesë të kafshëve kanë dalë që nuk duhet të konsumohen të tjerat ai i ka çuar në fabrikën e tij të sallamit. Më vonë tregon se ky mish është i bllokuar nga AKU sepse nuk gjeti dokumentet e origjinës së këtij mishi. Pronari mundohet të justifikohet se nuk ka mundur që të tregojë dokumentet AKU-së, sepse dokumentet nuk i kishte në sallameri, por tek thertorja.
Gazetarët e Fiksit shkuan në fabrikën e sallamit ku gjetën një frigorifer i rrethuar me shirita që ishtë i bllokuar. Përveç kësaj në dokumentet që z.Hoxha ju vendosi në dispozicion gazetarëve thuhej se ky mish ishte i përzier me mish derri dhe ky gjithashtu pa dokumente dhe përdorej për sallam.
Fiksi u interesua në zyrat e AKU-së, drejtori i këtij institucioni nuk ndodhej aty. Një nga punonjëset shpreh për Fiksin që drejtori u largua për një rast. Kjo e fundit e telefonoi disa herë, por nuk u përgjigj.
Ndërkohë që gazetarët prisnin përgjigjen nga drejtori, në korridorin e këtij institucioni ndodheshin dy frigoriferë plotë me mish, ku mbi to ishte shiriti i bllokuar. Por këta shirita ishin gjysmë të këputur. Gjithashtu nuk kishte asnjë dokument mbi to, mbi prejardhjen e mishit, mbi motivin e bllokimit të tij, datën e bllokimit apo datën e asgjësimit si dhe se nga kush subjekt.
Ndërkohë drejtori i AKU-së Fatlli Adilaj përgjigjet pas një jave pas interesimit të Fiksit duke u shprehur se mishi duhet asgjësuar dhe do asgjësohet. Pyetjes së Fiksit se pse nuk është bërë deri tani ai e lë pa përgjigje. Ndërkohë pa përgjigje është edhe në rastin kur Fiksi i kërkon informacion se pse mishi me brucelozë ndodhet në fabrikën e sallamit të z. Hoxha./ TCH

Related Posts

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së
Lajme

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Kryesore

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Kryesore

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026
Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Kryesore

Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Maran “abonon” në tribunë Kerjotan, rikthime dhe risi ndaj San Marinos – Balkanweb.com – News24

Maran “abonon” në tribunë Kerjotan, rikthime dhe risi ndaj San Marinos

06/10/2026
Maran “abonon” në tribunë Kerjotan, rikthime dhe risi ndaj San Marinos – Balkanweb.com – News24

Maran “abonon” në tribunë Kerjotan, rikthime dhe risi ndaj San Marinos – Balkanweb.com – News24

06/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al