• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ushqimi i dërgohet nga jashtë sepse pi ilaçe”, avokati tregon gjendjen e Metës në burg: Është i mërzitur për…

26/10/2024
Ilir Meta, “çun problematik”/ Zbulohet sjellja në paraburgim

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgimin 313, ndodhet në gjendje të qetë shpirtërore dhe psikologjike, sipas avokatit të tij Genc Gjokutaj.

Në emisionin Kjo Javë, ai deklaroi se mërzia e tij e vetme është mënyra sesi është arrestuar.

“Pamjet që u transmetuan në atë ekzekutim, që në thelb është rrëmbim antiligjor. Pas saj Meta është shoqëruar në drejtorinë e Tiranës ku është hartuar një procesverbal që ekzekutimi i vendimit është bërë në drejtori, pasi ata që kanë marrë nuk kanë pasur urdhër ekzekutim. Më pas është dërguar në bllokun e sigurisë, ku qëndroi deri në seancën gjyqësore për masën e sigurisë. Pas seancës, ai është përcjellë në burgun 312.

Për herë të fundit e kam takuar dje. E kam takuar dy herë në ditë që nga momenti i ndalimit. Meta është në gjendje shpirtërore dhe psikologjike mjaft të qetë. Sigurisht ka mërzinë e tij për mënyrën e marrjes në kundërshtim me të gjitha procedurat. Ai po merret me aktet e dosjes. Në seancën e verifikimit të ekzekutimit të masës në GJKKO ka mbajtur një fjalë 56 minuta, ku ka shpjeguar insinuatat që vendimi i gjykatës ia ka atribuuar për të dhënë versionin e tij”, tha Gjokutaj.

Në lidhje me aludimet se ka patur një shpërthim nga Meta në bllokun e sigurisë, ditën kur u arrestua Gjokutaj ka thënë:

“Meta sa ka qëndruar në bllokun e sigurisë, me personelin nuk bëhet fjalë. Ka qenë një moment kur atij i është dërguar një avokat, ai e ka refuzuar me neveri dhe sigurisht me zë të lartë i ka kërkuar të largohej sepse ai nuk ka mbetur pa mbrojtje. Nuk ka pasur probleme me personelin, i kanë dërguar dikë që as se njihte”.

Avokati ka zbuluar se Meta e merr ushqimin nga jashtë në 313 sepse nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi për shkak se ndjek një terapi.

“Asnjë nga të izoluarit në 313 nuk e pranon ushqimin nga brenda. Metës i është dërgohet ushqim nga jashtë. Ai e konsumon atë ushqim. Ushqimin e burgut jo, sepse ai ka dhe disa ilaçe. Ai nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi pasi ndjek një terapi në lidhje me tensionin arterial”, tha Gjokutaj.

Sa i takon sigurisë së jetës, Gjokutaj tha se nuk ka shfaqur asnjë shqetësim të tillë.

“Nuk ka shfaqur asnjë shqetësimi të kësaj natyre. Edhe të blloku i sigurisë, autoritete kanë bërë të mundur të mos ketë konflikte. As ai nuk ka asnjë pretendim. Edhe në lidhje me trajtimin nga administrata ka qenë korrekt dhe rigoroz”, tha ai.

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Tirana siguroi mbijetesën në javën e fundit, titullari i bardhebluve: Sezoni më i mirë në karrierën time

13/05/2026
Sezoni me Basel, Shaqiri merr vlerësimin në Zvicër

Sezoni me Basel, Shaqiri merr vlerësimin në Zvicër

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al